Një lojtar i madh nuk kthehet edhe në trajner të këtyre përmasave, Alesandro Nestës i tregohet dera

Të qenit lojtar shumë i mirë dhe i njohur në gjithë botën e futbollit, nuk do të thotë me patjetër që të jesh edhe një trajner i shkëlqyer. Këtë e kanë dëshmuar shumë lojtarë legjendarë si Inzagi, Henri apo edhe Panuci një rasti më i prekshëm, të cilët janë shkarkuar nga ekipi i tyre, për rezultate shumë të dobëta. Të njëjtin fat pati edhe ish mbrojtësi i Milanit, Alesandro Nesta, i cili është larguar nga drejtimi i skuadrës së Frosinones, që militon në Serinë B të futbollit italian.

Humbja 0-3 e Frosinones ndaj Leçes në datën 20 mars, ka acaruar drejtuesit e skuadrës, të cilët i kanë njoftuar Nestës shkarkimin. Ish mbrojtësi i Milanit kishte 2 vjet që drejtonte skuadrën e Frosinonen, por tashmë duhet të rinisë rrugëtimin e tij si trajner në një skuadër tjetër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online