Ernest Muçi i grumbulluar me Kombëtaren, do të luajë kundër ish-ekipit në Shqipëri

Ernest Muçi është grumbulluar nga Kombëtarja e Shqipërisë, por jo nga trajneri Reja. Talenti shqiptar duhet të presë ende për ftesën e kuqezinjëve A, teksa fillimisht duhet të lërë gjurmë me Legian e Varshavës.

Këtë herë do të vijë grumbullimi në Shqipërinë U-21 të drejtuar nga ana e Alban Bushit. Trajneri i Shpresave ka thërritur lojtarët që do të shoh nga datat 22 deri në 31 mars për të parë më nga afër elementet e kuqezinjëve.

Këtu do të jetë pjesë edhe Ernest Muçi, ndërsa miqësorja e parë do të luhet kundër Tiranës. Ndërkohë për miqësoren e dytë, Bushi është shprehur se do të kërkohet në Kategorinë e Parë për të provuar sesi mund të dilet nga situata ndaj ekipeve që presin vetëm në mbrojtje. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *