Një kërkesë e veçantë ka ardhur në drejtim të qeverisë franceze. Memphis Depay ia ka bërë një kërkesë publike Francës zyrtare dhe presidentit Macron përmes llogarisë së tij në “Twitter”. Sulmuesi i Lyon-it dëshiron t’i bashkohet Kombëtares së tij për kualifikueset e Botërorit 2022, pasi rregullat e vendosura së fundmi në Francë bllokojnë daljen e qytetarëve për në vendet që nuk janë pjesë e BE-së. Futbollisti holandez kërkon një përjashtim për rastin e tij, njësoj siç Franca vepron në rastin e Kombëtares së vetë.
“Qeveria franceze, ju lutem a mund të bashkohem me ekipin kombëtar të hënën? Kjo do të ishte e drejtë pasi që të gjithë bëni një përjashtim për ekipin kombëtar të Francës që udhëton jashtë Europës për të luajtur ndeshje gjithashtu!!!”, shkruan Memphis Depay./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
French government can I please join the national team @OnsOranje on Monday. That would be fair since y’all make an exception for the France national team that travels outside of Europe to play games as well!!! @EmmanuelMacron @UEFAcom_fr @OL
— Memphis Depay (@Memphis) March 19, 2021