Greqia ka gjithnjë një pengesë e madhe për Shqipërinë, duke bërë ç’mos për ti mbajtur talentet shqiptare larg fanellës kuqezi. Shpesh herë ia ka dalë të “djegë” mundësinë e të rinjve që aktivizohen në kampionatin helen për t’iu bashkuar vendit të tyre të origjinës, por ka edhe nga ata që zgjedhin të dëgjojnë rrënjët e tyre.
I tillë është edhe rasti i Mitajt. Kombëtarja greke futi “mik” Panajotis Kone për ta bindur të zgjedhë helenët, por duhet se 17-vjeçari shqiptar nuk është lëkundur në vendimin e tij. Talenti i rekordeve i ka thënë “po” Shqipërisë. Mario Mitaj është një nga lojtarët më premtues për të ardhmen, teksa këtë sezon vendosi rekord me skuadrën e AEK-ut, duke u bërë futbollisti më i ri që debuton në Europa League.
Djaloshi nga Malësia e Madhe ka mbajtur shiritin e kapitenit te moshat e Kombëtares shqiptare, ndërsa tani është gati të realizojë ëndrrën e tij. “Balkanweb” zbulon se emri i 17-vjeçarit është risia e listës së Edi Rejës për 3 ndeshjet e kualifikueseve të Botërorit 2022 në fund të këtij muaji./Halit Delibashi-Sport Ekspres/