VIDEO/ Nga derbi te Ronaldo, Lacio uron Strakoshën me pritjet më të çmendura në portën bardhekaltër

Dita e sotme është e veçantë për portierin e Kombëtares shqiptare, Tomas Strakoshën. Gardiani kuqezi feston sot datëlindjen e tij të 26. Nuk mund të mungonte këtu një urim nga Lacio, që ka zgjedhur një mënyrë ndryshe për të përcjellë mesazhin e saj.

Klubi italian ka shpërndarë në faqen zyrtare një video të pritjeve më të çmendura dhe vendimtare të Strakoshës në portën bardhekaltër. Nga ato në derbi e deri te pritjet ndaj një ylli si Ronaldo, portieri shqiptar fluturon mes shtyllave dhe bën mrekullinë në portën laciale.

Megjithëse këtë sezon ka humbur vendin e titullarit, këto momente të përmbledhura në një video nga klubi kryeqytetas tregojnë më së miri se sa cilësi mbart me vete gardiani i Kombëtares kuqezi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online