Ernest Muçi feston datëlindjen në ditën e sotme dhe këtë herë ka shumë arsye për të qenë më i lumtur. Duke veshur fanellën e kampionëve të Polonisë dhe në karrierën që është duke u ngjitur, ish-sulmuesi i Tiranës ka shumë arsye për të qenë i lumtur dhe krenar me veten.
Sigurisht që ambientimi te Legia ka pasur vështirësi, pavarësisht fjalëve që tejkaluan çdo pritshmëri nga ana e trajnerit të polakëve. “Ky është Mesi ynë! Nuk quhet Muci, por Mesi”. Kështu do të shprehej Michniewicz që do t’i besonte talentit shqiptar vetëm pak ditë pasi kishte mbërritur në Poloni, duke bërë menjëherë debutimin.
Por në dy ndeshjet e fundit Muçi ka qëndruar në stol dhe nuk ka pasur asnjë mundësi për të treguar vlerat e tij. Arseyja? Trajneri Michnieëicz ka thënë se rrethanat e këtyre përballjeve kanë qenë të tilla duke kërkuar që në momentin që Muci të aktivizohet, ndeshja të jetë praktikisht e mbyllur në favorin e Legias.
“Muci e ka bërë debutimin më shpejtë se të gjithë. Po e llogaris Ernestin. Rrethanat e ndeshjeve të fundit kanë qenë të tilla, isha duke e përgatitur që të hynte në fushë, por goli i shënuar nga Ëarta na bëri që të tërhiqej prapa. Më vjen keq që ndodhi kjo gjë, ne duhej që ta shihnim në fushë. Ka luajtur pak dhe nuk kemi parë shumë prej tij, por ndoshta do ta ketë mundësinë ndaj Zaglebie Lubin”, tha trajneri Michnieëicz. /Sport Ekspres/