Nuk i iku një “lojtar normal”, trajneri i Zvicrës “nuk e kapërdin” dot largimin: Turpi për Nedim Bajramin

Nga Klaudio Ndreca

Nedim Bajrami nuk ishte thjeshtë një lojtar më tepër që mbante veshur fanellën e Zvicrës U-21. Mesfushori 22-vjeçar ka potencial të jashtëzakonshëm dhe karrierë premtuese, teksa pritet që të bëjë hapin e madh për të kaluar në Seria A. Shqipëria lëvizi të gjithë gurët për ta marrë në Kombëtare, ndërsa Bajrami e la veten që të drejtohej nga zemra e tij. Te Zvicra u përpoqën me të gjitha mënyrat që të ndërronin sërish vendimin e Nedimit, por ishte e pamundur.

Kaq për të kuptuar më së miri potencialin që zotëron mesfushori i Empolit, ndërsa trajnerit të Zvicrës U-21 nuk i ka dalë ende inati. “Është një turp për Bajramin, por nëse 1 nga 40 lojtarët tanë vendos kundër nesh, kjo nuk është shumë”, u shpreh Mauro Lustrinelli.

Qartësisht duket se trajneri i Zvicrës “nuk e ka këpërdirë” dot vendimin e ri të Bajramit, pasi Zvicra kishte bërë plane afatgjata me këtë futbollist. E fjalët e thëna më shumë nga kampi helvet mund të përligjen nga gjendja e tyre emocionale, pasi turpi i vërtetë është kur Kombëtaret kthehet në funksionin e klubeve, e jo kur lojtarët zgjedhin që të përfaqësojnë origjinën e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online