VIDEO/ “E përplasi Muratajn si qen”! Debat i fortë mes Ilir Dajës dhe Bujar Pregjës: Po kush je ti? Nuk ndërroj nga presioni yt

Partizani ka shprehur hapur pakënaqësitë ndaj Kridens Metës për arbitrimin ndaj Laçit. Presidenti Demi e cilësoi gjyqtarin si “ordiner”, duke u shprehur se i mohoi dy penallti të pastra. Ndërkohë specialisti i gjykimit Bujar Pregja, në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN TV” është shprehur se Partizanit i është mohuar penalltia në minutën e 32 ndaj Cinarit, por në momentin e ndërhyrjes kundër Murataj nuk ishte gabim edhe nëse nuk jepej penallti.

Kjo ka nervozuar së tepërmi trajnerin e Partizanit, Ilir Daja, që është futur në emision për të thënë fjalët e tij: “Po dalë jashtë etikës së trajnerit, e përplasi Muratajn si qen. Nuk interesohet fare as për top as për gjë. Vetëm Bujar Pregja mund të thotë se atje është një farë kontakti. Unë nuk merrem me arbitrat, por kur fshihen disa sekuenca dhe dëgjoj në kronika se janë mohuar penalltitë nga një për secilin ekip, atëherë duhet të reagoj.

Kur Pregja e sheh me gjakftohtësi, që është një specialist dhe thotë: “Ka një farë kontakti”. Atëherë kush do t’i mbrojë futbollistët në Shqipëri? I kam thënë djemëve pas ndeshjes: “Mbajeni kokën lart se keni bërë gjithçka”, u shpreh Daja. Më pas kishte edhe një moment të nxehtë debati mes Dajës dhe Pregjës, atje ku çështja kaloi në personale. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *