VIDEO/ Të gjithë lojtarët vrapojnë drejt Nuabuezes! Panik i madh te Laçi-Partizani, ishte i shtrirë në fushë

Një moment paniku ka ardhur në ndeshjen mes Laçit dhe Partizanit, që është i vlefshëm për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Në minutën e 12 të takimit, Kyrian Nuabueze është shtrirë në tokë pasi ka patur një marrje mendsh për pak sekonda.

Teksa aksioni ishte në krahun tjetër, në portën e Laçit, të gjithë lojtarët kanë vrapuar për të shkuar te Nuabueze. Gjithashtu edhe stafi mjekësor është futur për të dhënë ndihmën e parë, por fatmirësisht sulmuesi i Laçit është ngritur vetë në këmbë dhe ka vazhduar lojën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *