“Kur luan Vllaznia, vetëm qentë në rrugë”! Rrëfimi i Brdariç: Duhet të jesh i çmendur që të vendosësh presion…

Trajneri i Vllaznisë, Brdariç, ka dhënë një rrëfim të gjatë për emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN”. Atje është shpjeguar gjithë kjo periudhë e nxehtë në kampin e shkodranëve mes shkarkimit nga mediat dhe rikthimit, megjithëse faqja zyrtare e Vllaznisë nuk reagoi për asnjë moment për zyrtarizimin. Brdariç është i ndërgjegjshëm sesa shumë e ndiejnë në Shkodër ekipin e zemrës, por nga ana tjetër kërkon edhe vendosjen e logjikës në punë.

“Pas ndeshjes me Bylisin ishin të gjithë të zhgënjyer sepse në objektivin tonë ishte fitorja dhe të ngrinim moralin. Nuk është aspak e lehtë që të luash me të gjitha ekipet e Superiores. Situata është si në çdo familje, që ka probleme të mëdha dhe shumë diskutime. Por në një atmosferë të qetë dhe kur u larguan emocionet, ne diskutuam për Vllazninë. Ishim me njerëz që kanë marrë përgjegjësi në lidhje me klubin dhe kemi diskutuar vetëm për ndeshjen me Bylisin.

Ndoshta dikush ka dëgjuar se kishim diskutime shumë të forta dhe u surprizova kur mësova lajmet se isha shkarkuar. Nuk i vura veshin shumë lajmeve të mediave pasi për mua ishte e rëndësishme fjala e Xhaferit. Kemi bërë edhe një mbledhje tjetër të shtunën në mëngjes. Mendoj se shpeshherë njerëzit harrojnë se çfarë ne kemi kërkuar në këto 8 muaj, ndërtimin e një Vllaznie të re. Ju nuk mund t’i ndëshkoni lojtarët e mi duke parë gjithçka kanë bërë deri tani.

Nuk është se lojtarët tanë kanë paga të larta, kanë paga të mesme dhe deri diku të ulëta në krahasim me ekipet që pretendojnë titullin. Lojtarët e mi kanë bërë një super punë deri tani në Superiore. Tifozët e duan shumë Vllazninë. Kur luan Vllaznia askush nuk është rrugë, ndoshta vetëm disa qenë. Por duhet të jesh i çmendur që të shtosh presionin e madh te ky grup i lojtarëve duke ditur formimin dhe vështirësitë”, ka thënë Brdaric. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *