VIDEO/ Po kthehet në “mjeshtrin e asisteve“, futbollisti shqiptar lë përsëri gjurmë në Turqi

Zymer Bytyqi dalëngadalë po fiton epitetin “mjeshtri” i asisteve në Turqi. Futbollisti shqiptar u transferua në merkaton e dimrit dhe që në debutim arriti të dhuronte pasimin përfundimtar për gol. Të njëjtën gjë e ka bërë sërish sot, në ndeshjen që Koniaspori zhvilloi në transfertë kundër Kasimpasas.

Takimi u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në minutën e dytë të shtesës Bytyqi jep një krosim perfekt në zonë, që shfrytëzohet më së miri me kokë nga Kravets. Ky gol u duk se do i jepte skuadrës tre pikët, por vendasit nuk ishin dorëzuar ende dhe barazojnë gjithçka përpara vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit. Megjithatë Zymer Bytyqi lë përsëri gjurmë në kampionatin turk, teksa numëron tashmë 5 asiste me skuadrën e Koniasporit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/DardanianFooty/status/1371521134865350656

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *