Igli Tare mendon për portën, gardiani i ri i Lacios pas firmës në kontratë: Jam me fat të punoj me Strakoshën

Te Lacio kanë hedhur sytë në akademia e tyre për të siguruar talentet e së ardhmes. Me Reinën që ka moshën kundër tij dhe Strakoshën që është drejt largimit, bardhekaltrit kanë menduar të shtojnë alternativat mes shtyllave të tyre. Igli Tare i ka vendosur kontratën e parë profesionale me klubin lojtarit të datëlindjes së vitit 2002, Alesio Furlaneto. Pas hedhjes së firmës, gardiani i ri i Lacios ka thënë fjalët e para për kanalet e klubit, ku shpreh lumturinë që është në gjendje të punojë me portierë si Strakosha dhe Reina.

“Unë jam i lumtur që kam nënshkruar kontratën time të parë profesionale me Lacion. Sidoqoftë, ky është vetëm fillimi. Falënderoj klubin, trajnerin dhe shokët e ekipit për këtë mundësi, së bashku me familjen time sigurisht. Gjithmonë kam pasur aftësinë t’i përshtatem çdo gjëje, është një nga pikat e mia më të mëdha. Falë punës së trajnerëve jam rritur shumë, sot një portier duhet të jetë i mirë edhe me këmbët. Skuadra e parë? Thirrja në Ligën e Kampionëve ishte e vështirë të arrihej, duke dëgjuar atë melodi nga stoli ishte një emocion unik. Jam gjithashtu me fat që mund të punoj me Reinan, Strakoshën dhe Alian, jam vërtet shumë i lumtur”, ka thënë Alesio Furnaleto./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online