“Gjimshiti është shëruar“, Gasperini hap kartat përpara Realit të Madridit: 300 fitore? Më e mira vjen nesër

Atalanta do të luajë ndeshjen e kthimit kundër “mbretërve të Europës“, Realit të Madridit. “Galaktikët” fituan me vuajtje në takimin e parë, ku fituan me një gol nga distanca në minutat e fundit. Megjithatë italianët nuk janë dorëzuar dhe rezultati i duelit të parë i lë ende shanse për kualifikim. Në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes, Gasperini ka folur më tepër rreth përballjes së nesërme, ndërsa njofton gjithashtu se Berat Gjimshiti ka lënë pas dëmtimin dhe është gati ti bindet urdhërave të tij.

“Edhe para ndeshjes së parë Real Madrid filloi si favorit, tani edhe më shumë. Por ne jemi në gjendje të kalojmë përtej, duam të bëjmë një përshtypje të mirë. Ne nuk mund të mendojmë ta mposhtim Realin me çdo kusht, do të ishte mendjemadhësi, por ne duam të luajmë ndeshjen më të mirë duke shpresuar se do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur një nga skuadrat më të suksesshme në bot.

Gjimshiti është rikuperuar plotësisht, për të vetëm një mavijosje të cilën ai e kaloi shpejt.

Zemërimi për ndeshjen e parë? Më shumë sesa zemërimi, zhgënjimi për të mos qenë në gjendje të luajmë siç dëshironim. Por le të mos mendojmë për ndeshjen e parë, ne jemi akoma në garë dhe duam të luajmë letrat tona. Ekziston dëshira për të garuar me një nga skuadrat më të forta në Evropë për të kuptuar se në çfarë niveli kemi arritur.

300 fitore në karrierë? Më e mira është gjithmonë ajo që ende nuk ka arritur. Edhe më mirë nëse 301-a arrin nesër”, ka deklaruar Gasperini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *