Një mbrëmje që do të sjellë gjatë shumë kujtime të këqija për lojtarët e PSG. Kampionët e Francës u mundën në shifrat 1-2 kundër Nantes, por askush nuk e kishte më mendjen te ndeshja e kampionatit.
Në minutën e 57, drejtori i PSG, Leonardo, ka marrë telefonatën ku mësoi se Di Marias i kishin marrë peng familjen, gruan dhe fëmijët e tij. Menjëherë do t’ia komunikonte lajmin trajnerit Pochetino që e nxori nga fusha e lojës Di Marian.
Ky i fundit ka vrapuar për të dalë nga stadiumi mes lotëve. Disa media në Francë kanë raportuar se një grup grabitësish kanë vizituar edhe shtëpinë e Marquinhos gjatë ndeshjes mes PSG dhe Nantes, por në këtë rast nuk ka shumë detaje. /Sport Ekspres/
Increíble…
Momento donde Leonardo es informado del secuestro de la familia de Di Maria y se lo comunica a Pochettino en pleno partidos Psg / Nantes ?
FUERZA ??? pic.twitter.com/L1wK1NZYyh
— FaZeGullit ?? (@FrankH2H) March 14, 2021