Interi vazhdon ecurinë positive dhe ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në Serinë A. Këtë herë zikaltërit kanë mundur Torinon në shifrat 1-2, atje ku kanë vuajtur jo pak. Zikaltërit kaluan në avantazh me penalltinë e Lukakut në minutën e 62, ndërsa vendasit po mbroheshin mirë deri në atë moment.
Torino ka reaguar dhe Sanabria do të barazonte shifrat në minutën e 70 pas një kaosi në zonën e Interit, teksa u ekzekutua një goditje nga këndi. E kur pritej që Torino të rihapte kampionatin e Serisë A, Lautaro Martinez do të dërgonte topin në rrjetë me kokë në minutën e 85, për t’i dhënë një tjetër trepikësh Interit që e afron më shumë me titullin. /Sport Ekspres/
Lautaro Martinez marca o segundo da Inter! pic.twitter.com/icgUfC1F9t
— Opinião Futebol (@_opiniaofutebol) March 14, 2021