Ndeshja Teuta-Kastrioti ka mbyllur javën e 24-t të Kategorisë Superiore. Takimi i luajtur në “Niko Dovana“ është mbyllur me shifrat e barabarta 0-0, me ekipet që në fund kanë ndarë nga një pikë së bashku. Durrsakët humbasin kështu mundësinë për kapur Laçin dhe për të qenë në krye të Superiores, teksa qendron vetëm 2 pikë pas në renditje. Pas përfundimit të 90 minutave protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas Goli” në “Supersport”.
Ramadan Ndreu (Kastrioti): “E kam përsëritur shpesh herë që objektivi jonë për sivjet është të qendrojmë në Superiore. Dhe nëse mundet 2-3 lojtarë që kemi në treg ti shesim. Nëse i realizojmë këto dy objektiva do të ishte shumë mirë. Në futboll nuk duhet vetëm loja e mirë, duhen edhe pikët. Partizani dhe Laçi janë shumë afër kreut. Nuk dua ti bëj analizën skuadrave të tjera, por ato të dyja janë më lart.
Ne nuk është se e kemi siguar matematikisht dhe flejmë të qetë. Dje fitoi Ballshi dhe ishim në presion shumë të madh. Ato ekipe që janë poshtë kanë marrë pikë dhe janë afruar. Nuk më trembin skuadrat e tjera, se unë e shoh nivelin e ekipit. Unë gjithmonë kam frikë skuadrën time. Duhet të jemi të kujdesshëm me pikët. Për Silvën ka dy-tre klube që kanë interes për të. Është një lojtar potent, i fortë. Është një lojtar që rrallë e kam kaluar nëpër duar. Në gjithë këto javë nuk kam një përplasje me të. Është shumë punëtor. Nëse biem në ato shifra që kërkon presidenti do e shesim”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/