Partizani është rikthyer te rezultatet pozitive pas zhgënjimeve në ndeshjet e fundit. Këtë herë të kuqtë arritën që të fitonin në shifrat 1-2 në derbin me Tiranën, duke i dhënë një goditje bardhebluve në luftën e titullit kampion.
Lojtarët kanë festuar së tepërmi në dhomat e zhveshjes, me zhurmën që vinte prej andej duke bërë jehonë në stadium. Në një farë mënyrë futbollistët e Partizanit kanë bërë edhe rolin e tifozëve të munguar në këtë derbi, duke lëshuar britmat e triumfit. /Sport Ekspres/