Jo vetëm goli për kornizë ndaj Partizanit, Hoxhallari ka marrë edhe ftesën e Kombëtares

Hoxhallari ka realizuar një gol për kornizë në derbin kundër Partizanit. Mbrojtësi i Tiranës tregon edhe njëherë saktësi vrastare nga goditja e dënimit. Teksa të kuqtë kishin kaluar në avantazh me skemën e përgatitur nga Daja në stërvitje, atje ku Belica sulmoi shtyllën e parë në goditjen e këndit, Hoxhallari barazoi shifrat me goditjen e pakapshme për Alban Hoxhën.

Por nuk mbyllet me kaq për futbollistin e Tiranës. Sipas “Supersport”, mbrojtësi i bardhebluve ka marrë edhe ftesën e trajnerit Reja për ndeshjet që Shqipëria do të zhvillojë në muajin mars sa i përket kualifikueseve të Botërorit. Tashmë pritet vetëm konfirmimi zyrtar, por përfshirja e Hoxhallarit është mësuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *