Gasperini e ruajti si “thesar” kundër Realit të Madridit, Berat Gjimshiti qetëson edhe Kombëtaren

0

Gjimshiti u largua nga fusha e lojës në minutën e 54-të për shkak të një kontraktim në muskulin e këmbës kundër Spezias. Lojtari u duk se e kishte të pamundur te vazhdonte takimin dhe çka e detyroi trajnerin Gasperini për ta zëvendësuar.

Ditën e sotme është konstatuar se nuk ka asgjë serioze për mbrojtësin shqiptar dhe ai do të jetë i gatshëm ndaj Realit të Madridit. Zëvendësimi i tij me Romeron ishte mjaft i zgjuar në mënyrë që të parandalohej dëmtimi i tij dhe të humbte ndeshjen e dytë në Champions League, si dhe ndeshjet me Kombëtaren që fillojnë në fund të këtij muaji. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.