VIDEO/ Kryeqyteti “vishet i kuq”! Partizani mund Tiranën dhe e largon, Laçi kryeson Superioren

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit i ka përmbushur të gjitha pritshmëritë. Ekipi i Ilir Dajës ka fituar në shifrat 1-2 duke minimizuar në maksimum shpresat e bardhebluve për t’u futur në luftën e titullit kampion, pas gabimeve të fundit që po vinin nga ekipet e mëdha.

Belica hapi rrugën e rrjetës në minutën e 29 teksa me një skemë të përgatitur në stërvitje nga Daja, nga goditja e këndit, do të sulmonte shtyllën e parë për të gjetur rrjetën. Vetëm pak më vonë baraspesha u kthye me supergolin e Hoxhallarit nga goditja e dënimit, e cila ishte një kryevepër me vete.

Në pjesën e dytë është vendosur derbi me Bardhin, teksa pas një aksioni fantastik dhe mes kombinimeve të bukura të lojtarëve të Partizanit, Bekaj është mposhtur për herë të dytë. Tirana provoi deri në momentet e fundit për të barazuar takimin, por pa ia dalë. Megjithatë vendi i parë i klasifikimit i takon Laçit që mundi në shifrat 0-2 Skënderbeun në transfertë falë golave të Shehut dhe Mazrekajt. /Sport Ekspres/

Tirana-Partizani 1-2 Hoxhallari 39’/ Belica 29′, Bardhi 58′

Tirana: Bekaj, Vangjeli, Behiratçe, Hoxhallari,Toshevksi, Toli, Batha, Çelhaka, Ismajlgeci, Kale, Seferi

Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Kordeiro, Çinari

Skënderbeu-Laçi 0-2 Mazrekaj 58′, Shehu 75′

Skënderbeu: Dajsinani, Meksi, Dumfour, Vitija, Bajrami, Sadriu, Taipi, Zhan Viktor, Dovouna, Mara, Mensah

Laçi: Sali, Selmani, Malota, Obanor, Marku, Deliu, Shehu, Lushkja, Musta, Mazrekaj, Harmon

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *