VAR-i nis në Shqipëri me Superkupën! Jareci zbulon detajet: Futet te 5 ndeshjet, arbitra të huaj nuk vijnë më

VAR-i në Shqipëri do të vijë duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN Television” ishte edhe dizenjatori i arbitrave në FSHF, Sokol Jareci. Ky i fundit është shprehur se gjithçka ka për të nisur me Superkupën, ndërsa përdorimi do të jetë në të gjitha ndeshjet e Superiores.

“Ne kemi shumë vështirësi për të përcaktuar arbitrin se ka shumë presione. Unë duhet të hyjë në historikun e ndeshjeve që të zgjedh një emër që nuk ka pasur gabime të mëparshme. Nga ana tjetër janë ankesat e klubeve që nuk duan emra të caktuar. Janë shumë situata që ndikojnë dhe për këtë arsye e kemi shumë të vështirë.

Arbitra të huaj? Nuk kemi pasur dhe nuk do të kemi, se kjo është edhe dëshira e presidentit Duka, i beson arbitrave shqiptar. Nga Superkupa në sezonin e ardhshëm vjen edhe VAR-i në Shqipëri. Do të jetë për të 5 ndeshjet që zhvillohen në javë, pra do të kemi mbulimin total të Superiores dhe sigurisht që infrastruktura është gati”, u shpreh Jareci. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *