Interi arriti që të fitonte në shifrat 1-0 ndaj Atalantës me zikaltërit që i afrohen edhe më shumë titullit kampion. Në dominimin e ekipit nga Bergamo, është kërkuar vetëm një goditje në portë për të fituar.
Shumë dyshime janë ngritur në rrjetet sociale për golin e vetëm që u shënua nga Skriniar. Megjithatë pamjet e “Sky Sport” me vizën ndarëse e tregojnë qartësisht se Bastoni ndodhet në limitet e pozicionit të rregullt, por brenda vijës për ta quajtur golin e vlefshëm.
Por shumë dyshime mund të ngrihen për një tjetër rast që gjen si protagonist Bastonin. Ky i fundit e ka kapur Romeron me një lëvizje si në “MMA” gjatë markimit, ndërsa VAR-i nuk ka ndërhyrë që arbitri të rishikonte duelin. E në të njëjtën mënyrë vuajti Juventusi ndaj Napolit, ku për një ndërhyrje të ngjashme të Kielinit ndaj Rrahmanit do të akordohej penalltia në favor të Napolit. /Sport Ekspres/
#InterAtalanta, a fine partita la regia si sofferma su questo corpo a corpo #Bastoni / #Romero “perso” durante la diretta (? SkySport): rischia il difensore di #Conte, ma probabilmente la decisione di lasciar correre è stata presa vedendo anche la maglia tirata del neroazzurro. pic.twitter.com/nfimnrI19N
— Errori Arbitrali (@erroriarbitrali) March 8, 2021