E keni në xhep një pjesë të Skudetos? Batuta e Kontes: Jo, vetëm 40 euro sa për benzinë

Një fitore me aromë Skudeto! Kështu është etiketuar fitorja e Interit ndaj Atalantës në shifrat 1-0. Pavarësisht se kundërshtari e dominoi në gjithë lojën dhe zikaltërit ia dolën falë goditjes së vetme në portë me Skriniar, ajo që do të llogaritet është trepikëshi i fituar.

Por a ka siguruar Interi një pjesë të Skudetos me këtë triumf? Këtë pyetje, një gazetar italian ia ka drejtuar Kontes: “Trajner, nëse ju shihni xhepin tuaj, a gjeni atje një pjesë të Skudetos?”. Megjithatë tekniku i Interit u përgjigj me batutë për ta lënë në intervistë spektaklin e munguar të lojës në fushë: “Në fakt, unë në xhep kam vetëm 40 euro. E këto para i kam se më duhen për benzinë”, u shpreh Konte. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online