E njëjta histori si Bajerni “shkatërron” Dortmundin, trajneri i bavarezëve flet për afrimin e Haland

Bajerni i Mynihut ka pasur gjithmonë të njëjtën taktikë për të mposhtur konkurrencën e Dortmundit në kampionat. Në rastet kur të dyja ekipet rivalizonin me njëra-tjetrën, bavarezët e bënin diferencën jo vetëm me aftësitë në organikë, por edhe në pjesën ekonomike.

Kampionët e Gjermanisë kanë marrë gjithmonë pikat më të forta të Dortmundit, për t’i ofruar fanellën e klubit të tyre. Mes ofertave të parezistueshme nuk kanë qenë të pakët lojtarët nga Dortmundi që kanë përfunduar te Bajerni. A do të jetë edhe Haland një rast i ngjashëm? Trajneri i Bajernit, Hansi Flick, nuk e përjashton këtë mundësi.

“Haland te Bajerni? Në jetë mund të ndodhi gjithçka dhe nuk mund të përjashtohet. Por është një muzikë që mund të luhet në të ardhmen pasi Haland ka kontratë të gjatë me Dortmundin. Sa i përket të ardhmes, askush prej nesh nuk e di. Gjërat mund të lëvizin shumë shpejt në futboll. Për këtë arsye nuk jamë i shqetësuar shumë rreth kësaj çështje”, ka thënë Flick. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *