“Dështimi është pjesë e suksesit”, leksionet e Ibrës nga Sanremo: Kur gabon Zlatan, mundeni edhe ju

Zlatan Ibrahimoviç ka vazhduar që të jap leksione nga Sanremo duke iu drejtuar audiencës së gjerë. Modestia hidhet tutje gjithmonë kur flitet për sulmuesin suedez që nuk ngurron të shprehet: “Kur gabon Zlatan, mund të gaboni edhe ju”. Gjithashtu sulmuesi i Milanit e konsideron dështimin si pjesë të suksesit.

“Të gjithë e njihnin Zlatanin para këtij festivali, përse erdhi Zlatan këtu? Sepse atij i pëlqejnë sfidat, adrenalina. Nëse nuk e sfidoni veten, nuk mund të fitoni. Kam luajtur 945 ndeshje në karrierën time dhe fitova shumë prej tyre, por jo të gjitha. Kam fituar 11 tituj, por kam humbur edhe disa. Kam fituar shumë trofe, por kam humbur edhe disa. Unë jam Zlatan edhe pa fituar asnjë ndeshje. Unë jam Zlatan kur fitoj dhe kur humbas. Kam shënuar shumë gola, por kam humbur edhe disa. Shume pak.

Dështimi nuk është e kundërta e suksesit, është pjesë e suksesit. Të mos bësh asgjë është dështimi më i madh nga të gjithë. Nëse Zlatan mund të bëjë një gabim, edhe ju mund të bëni, gjëja e rëndësishme është të bëni një ndryshim çdo ditë: përpjekje, përkushtim, këmbëngulje, përqendrim. Unë jam në këtë festival për t’ju thënë të gjithëve se në mënyrën tuaj të vogël, ju mund të jeni Zlatan. Faleminderit Italisë, shtëpisë sime të dytë”, tha Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online