Në gjurmët e Armando Brojës, Shqipëria e Bulkut merr për herë të parë Elidon O’Boyle nga Chelsea

Brezi i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë që zbarkuan në Angli për një jetesë më të mirë është rritur dhe janë gati për të dhënë kontributin e tyre për origjinën e prindërve. Në gjurmët e Armando Brojës është edhe talenti tjetër Elidon O’Boyle.

Sulmuesi 15-vjeçar është thirrur për herë të parë nga ana e Ervin Bulkut me U-17 e Shqipërisë. Trajneri i kuqezinjëve do të grumbullojë për tre ditë Kombëtaren në Durrës ku do të ketë mundësinë që së bashku me stafin teknik të vëzhgojë të rinjtë.

Elidon O’Boyle është pjesë e të rinjëve të Chelseat dhe cilësohet si një tjetër talent premtues, teksa vlerësohet për kontrollin e mirë të topit, nuhatjen e madhe që ka me portën dhe njëkohësisht fitimin e dueleve ajrore. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online