Ditët e errëta të Granit Xhakës te Arsenali nuk po e njohin kurrë përfundimin. Mesfushori shqiptar po bën një tjetër paraqitje skandaloze, këtë herë në përballjen kundër Bërnlit e cila po vazhdon në shifrat 1-1.
Topçinjtë kaluan menjëherë në avantazh me Aubemejang, por në minutën e 39 të takimit do të rikthehej baraspesha. Në një moment teksa Bërnli po ushtronte presion dhe lojtarët e Arsenalit po qarkullonin topin, Xhaka e përplas topin te trupi i Ëood dhe sfera ka përfunduar në rrjetë.
Ëood nuk mund të festojë si i çmendur për golin e shënuar, pasi është i vetmi në karrierë që e ka realizuar “pa dashje”. Këtë skenë që ngjason me futbollin amator nuk mund ta besonin edhe në studiot e “Sky Sport”, teksa duke vendosur duart në kokë shprehen se nuk e kanë parë kurrë një gafë të tillë në nivelin e “Premier League”. /Sport Ekspres/
Granit Xhaka senhoras e senhores pic.twitter.com/AosGb0tzDP
— Aubameyang Brasil? (@Aubabr) March 6, 2021
“I’ve never seen anything like that in Premier League football.” ?
Here’s how the Soccer Saturday panel reacted to Granit Xhaka’s nightmare at the back for Arsenal…? pic.twitter.com/lXOSPwoNEq
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) March 6, 2021