Emir Sahiti vazhdon shkëlqimin e tij në Kroaci. Futbollisti shqiptar ka qenë përsëri protagonist ditnë e sotme, ku ka shënuar golin parë në takimin mes Istras 1961 dhe Sibenikut, që përfundoi me shifrat 3-2. Një minutë përpara përfundimit të pjesës së parë sulmuesi i talentuar mposht portierin kundërshtar dhe nis menjëherë festën.
Sahiti ka “fluturuar“ shqiponjën nga duart e tij, duke dhënë kështu një mesazh për Edi Rejan. Ndeshjet e Kombëtares kuqezi po afrojnë dhe ndoshta sulmuesi 22-vjeçar është duke pritur një ftesë. Kujtojmë se ky ishte goli i 7 për Emir Sahitin në kampionatin kroat, ku po gëzon një formë tejet pozitive./Halit Delibashi-Sport Ekspres/