Është kthyer në mollë sherri mes Gatuzos dhe De Laurentis, menaxheri vulos të ardhmen e Hysajt

E ardhmja e Elseid Hysajt është vendosur tashmë. Napoli nuk do të jetë më shtëpia e tij që në muajin qershor. Këtë e konfirmon edhe vetë menaxheri i shkodranit. Mario Xhufredi ka folur për “Radio Kiss Kiss Napoli”, ku është shprehur se nuk ka negociata me Napolin, duke thënë qartë se mbrojtësi shqiptar do të largohet nga skuadra në fund të këtij sezoni. “Nuk ka negociata në proces me klubin e Napolit, e ardhmja e tij është shkruar. Padyshim, ai do të punojë si profesionist derisa të skadojë kontrata”, ka thënë Mario Xhufredi.

Ndërkohë Hysaj është kthyer edhe në një mollë sherri mes presidentit De Laurentis dhe trajnerit Gatuzo. Ky i fundit i ka besuar shpesh vendin në fushë lojtarit të Kombëtares shqiptare, gjë që është kritikuar nga De Laurentis. Pas penalltisë që shkaktoi në ndeshjen kundër Sasuolos, në presidenti i të kaltërve i ka kërkuar llogari Gatuzos për aktivizimin e një futbollisti që i skadon kontrata në vetëm pak muaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online