Nga Andon Andoni
Ka pak ditë që djali i rrugicës sonë, Ernest Muçi, futbollisti i talentuar, nuk kalon më përpara nesh. Ai ka filluar një jetë të re, me skuadrën kampione të Polonisë. Teksa kalojnë prindërit e tij Petro, nëna dhe gjyshi, njerëz puntorë e të pa përtuar, gjithkush prej nesh ju urojmë suksese për Ernestin. Gëzimi dhe krenaria e tyre është e ligjshme, sikundër dhe ndonjë lot i fshehur nga sytë e gjyshes, që e rriti dhe e edukoi.
Por ajo që duhet thënë në këto pak radhë, është fakti se tek kjo rrugicë e thjeshtë, që mban emrin ” Mustafa Aranitasi” në Tiranë janë rritur disa talente të futbollit tonë. I pari, ndër këto dhjetë vite, Bedriu që ka luajtur me skuadrat kryeqytetase dhe së fundi me Kukësin. Përpos tyre edhe të tjerë djem të talentuar me ekipet e të rinjve dhe paratërinjëve.
Nuk mendoj se ju ka munguar talenti, por pasioni dhe puna këmbëngulëse ka bërë të veten dhe është një shembull i mirë për këdo. Çdo ditë, gumëzhin sheshi i vogël në fund të rrugicës nga zërat e tyre. Ata, kanë pasur një ëndërr. Dhe të rendesh pas saj, është një sakrificë që shpërblehet jo vetëm për këta djelmosha, por dhe për ne, komshinjtë, bashkëqytetarët, që ndjehemi krenarë. /Sport Ekspres/
Shume e bukur.Te lumte dora edhe mendja!