Sasuolo u ka ngrirë buzëqeshjen në fytyrë lojtarëve të Napolit mbrëmjen e sotme. Insinje përmbysi shifrat në minutën e 90, por 4 minuta më vonë, Kaputo barazon shifrat në 3-3. Ky rezultat i çmendur ka bërë që të tërbohen te Napoli. Gatuzo menjëherë ka përplasur përtokë xhaketën e tij, ndërsa kapiteni Lorenco Insinje godet me shkelm tabelat në korridorin e hyrjes për në dhomat e zhveshjes.
Por dyshes në fjalë nuk i kanë mbajtur nervat as kundrejt njëri-tjetrit. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Gatuozo se dhe sulmuesi i të kaltërve kanë pasur një zënkë pas vërshëllimës së 3-fishtë të gjyqtarit. Gjithashtu Insinje ka ëshuar britma edhe në drejtim të shokëve të skuadrës, të cilët u treguan të pakujdesshëm dhe i falën një penallti Sasuolos në sekondat e fundit të takimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
La indignación de Gennaro Gattuso tras el empate al último minuto del #Sassuolo 3-3 #Nápoli pic.twitter.com/ic9VWk4TWH
— @gurudelfutbol (@gurudelfutbol1) March 3, 2021