Emisioni “Skaner” ka nisur në “MCN Tv” për të pasqyruar ndeshjet e futbollit shqiptar. Këtë herë duhet të ndalemi në moviolën e Bujar Pregjës sa i përket përballjeve që lamë pas. Përpara nisjes me kronikat dhe tregimin e rasteve të dyshimta, Pregja ka përgëzuar Kridens Metën për mënyrën sesi ka menaxhuar përballjen Partizani-Laçi: “Ishte në lartësinë e ndeshjes”. Në këtë moment është Starova që nga studio nuk ka ngurruar për të lëshuar batutën: “Kur do Meta e mban edhe Inter-Milan, por kur do ama”.
Ajo që vlen për t’u veçuar nga moviola e të gjitha ndeshjeve që do t’i shihni më poshtë është përballja mes Teutës dhe Kukësi. Pregja ka theksuar se një penallti nuk është akorduar për durrsakët në minutat e fundit që do të vendoste edhe fatin e ndeshjes pasi ndeshja u mbyll në shifrat 2-2. /Sport Ekspres/