“I papastër në fytyrë”! Abrashi rrëfehet, trajnerin e Bazelit e ka hero: Më quajti si diamant të paprerë  

Amir Abrashi nuk e ka një trajner si të gjithë të tjerët, njeriun që po drejton aktualisht Bazelit. Pikërisht Ciricao Sforza, që për mesfushorin e Kombëtares cilësohet si një hero. E kjo për një arsye pasi do të ishte pikërisht ky trajner që besoi shumë në aftësitë e Abrashit, atëherë kur pakkush e njihte.

E sot është lojtari kuqezi që duhet t’i kthejë “borxhin” për ta ndihmuar në objektivat e Bazelit deri në fundin e sezonit, pasi u huazua nga Freiburg. Por ndryshe nga e kaluara, Abrashi vjen si një lojtar i afirmuar dhe me eksperiencën e Bundesligës dhe Europianit të Francës me vete.

Një lojtar me karakter të ashpër që asgjë nuk i është ofruar falas në jetë. Abrashi e nisi rrugëtimin e tij duke mësuar si inxhinier për impiantet dhe aparatet e ndryshme. Mëngjesi niste për të që në orën 6 për të bërë punë saldimi dhe për t’i dhënë një dorë punëtorëve të ndërtimit duke montuar pajisje të ndryshme. “Dhe kisha herë pas herë papastërti në fytyrë”, thotë me krenari Abrashi.

Për të kaluar në kohën kur stërvitej me Ëinterthur:  “Kam punuar deri në orën nëntë të mëngjesit, pastaj kam filluar stërvitjen, pastaj kam punuar përsëri, pastaj përsëri duke u stërvitur. Shpesh nuk shkoja në shtëpi deri në orën 22:00”.

Derisa në jetën e tij shfaqet Ciricao Sforza, njeriu që e drejton sot tek Bazeli si trajneri i këtij ekipi. “Atëherë më solli nga Ëinterthuri te Grashopërsi pasi pa diçka te unë. Të gjithë thonin se Abrashi është i mirë, por është shumë i vogël. Ciri ua kthehu: “Unë e dua”. Në atë kohë më cilësonte si një diamant që duhej prerë për t’i dhënë formën e duhur. E falë tij, unë jam sot këtu”, tha Abrashi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *