Më shumë se edhe në Shqipëri! Shalke shkarkon trajnerin e 4, ngatërronte edhe emrat e lojtarëve

Shalke 04 është duke përjetuar një dramë të vërtetë në këtë sezon të Bundesligës. Skuadra me histori të madhe në Gjermani ndodhet në vendin e fundit dhe ka vetëm 9 pikë të grumbulluara në 23 ndeshje të zhvilluara. Vetëm matematika e mban në lojë, por te Shalke janë duke menduar për sezonin e ardhshëm që do t’i gjejë në Bundesliga 2. Trajneri Christian Gross është shkarkuar duke i dërguar statistikat në 4 trajnerë që largohen brenda një sezoni.

Një gjë e tillë ndodh rrallë edhe në Superioren tonë me presidentët e klubeve që tregon shpeshherë të padurueshëm për të pritur rezultatet. Arsyeja e largimit të Gross nuk kanë qenë vetëm pjesa e rezultateve të munguara. Tekniku 66-vjeçar i ngatërronte shpeshherë emrat e lojtarëve (Kaan Erdogan në vend të Can Bozdogan dhe Massimo Schüpp në vend të Alessandro Schöpf), duke bërë që këta të fundit të mos ndiheshin mirë.

Gjithashtu tonet e larta në stërvitje dhe mënyra sesi trajneri i përgatiste ndeshjet, ka sjellë edhe dëshirën e madhe të futbollistëve që Gross të largohej sa më parë. Në fund presidenca e klubit e ka më të lehtë që të ndërrojë trajnerin sesa të rindërtojë skuadrën në muajin shkurt, kur është mbyllur edhe periudha e transferimeve. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online