Kur vitet punojnë kundër teje, Milani mëson përgjigjet e ekzaminimeve për Ibrahimoviç

Zllatan Ibrahimoviç mori përsipër një guxim të madh, teksa vendosi të kthehej në një nga kampionatet më të forta në Europë, ku do të mbante veshur një fanellë të rëndë si ajo e Milanit, në një moshë kur shumica do të mendonin të varnin këpucët në gozhdë. Suedezi tregoi menjëherë personalitetin e tij te kuqezinjtë, duke u kthyer në lider absolut dhe duke dhënë një kontribut të çmuar si në fushë ashtu edhe në dhomat e zhveshjes.

Por pavarësisht profesionalizmit, egos dhe ambicies së 39-vjeçarit, vitet punojnë kundër tij. Kjo për faktin se shpesh herë e kemi parë të bjerë pre e dëmtimeve, që megjithëse nuk e kanë lënë gjatë jashtë fushe, sërish kanë ndikuar këtë sezon te Milani. Një lëndim ndodhi edhe gjatë sfidës me Romën, ku Ibraimoviç u largua nga loja, ndërsa sot janë mësuar edhe përgjigjet e ekzaminimeve të para.

Gjiganti i sulmit mësohet të ketë pësuar një dëmtim në aduktorin e majtë, ndërsa të tjera analiza pritet të kryhen përsëri pas 10 ditëve, për të kuptuar më saktë kohën që Ibra nuk do të jetë në dispozicion të Piolit. Me shumë ngjasa, dueli i parë në Europa League kundër Mançester Junajtid vihet në rrezik për 39-vjeçarin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online