“Tha do fshijë dyshemenë me Markun”, boksieri shqiptar: Po ia tregojmë botës, shqiptarët jo si të tjerët

Florian Marku e fitoi ndeshjen e fundit të boksit duke rritur më shumë pritshmëritë dhe entuziazmin pasi bëhej fjalë për një kundërshtar që nuk e kishte pësuar ende humbjen e parë. Mes entuziazmit të madh, boksieri shqiptar është shprehur i lumtur se e gjithë bota po mëson natyrën e vërtetë të shqiptarëve.

“Nuk ka qenë ndeshje e vështirë. Për mua ai ishte kundërshtari më i vështirë në letër, por e kam fituar duelin lehtë. Ndeshja ishte 10 rounde, jo me 6 siç isha mësuar. Ai tha që do të fshijë dyshemen me Florian Markun, por unë ia ndryshova ftyrën. Ai foli shumë për mua, por i ra pishman.

Shqiptërët më kanë përkrahur gjithmonë. Unë gjithmonë para meçeve, dëgjojë muzikë shqip. Çdo ditë po i tregojmë botës që shqiptarët nuk janë si të tjerët”, ka thënë Marku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *