Arritje tjetër e madhe për Emanuel Egbo, shpallet si trajneri i vitit në Nigeri

Emanuel Egbo ka bërë një tjetër arritje duke u shpallur si trajneri i vitit në Nigeri. Ish-tekniku i Tiranës është vlerësuar në edicionin 2020 të çmimeve “The Ballers Aëards”, pas suksesit të arritur në kampionatin shqiptar.

Gjithçka kulmoi me fitimin e titulli kampion për 100-vjetorin e Tiranës, ndërsa bardheblutë u morën nga vendet e fundit të renditjes, për t’iu dhënë dhurata më e bukur. Njëkohësisht Egbo ishte trajneri i parë afrikan që arrinte të fitonte titullin kampion në Europë.

Arritjet vazhduan me kalimin e tureve në Europë, atje ku Tirana u ndalua vetëm nga Young Boys përpara mbërritjes në grupet e “Europa League”. Tashmë vështrimi është hedhur për të parë të ardhmen e trajnerit kampion, që kërkon kohën e tij përpara se të marrë një tjetër vendim të rëndësishëm. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *