VIDEO/ Shkodran Mustafi nuk ndryshon kurrë, gafa dhe e shoqëron golin e rivalit me sy

Shkodran Mustafi cilësohej si një mbrojtësit më të mirë të Kombëtares së Gjermanisë, përpara se të transferohej tek Arsenali. Rrugëtimi i tij tek topçinjtë nuk ishte aspak i lehtë për lojtarin me origjinë shqiptare, i cili e humbi totalisht formën e tij, duke bërë gafa madhore. Trajneri Mikel Arteta e largoi nga skuadra, për shkak se nuk përmbushte kërkesat e klubit dhe Mustafi u detyrua të kthehej tek Shalke.

Kur dukej se kjo skuadër do të ishte shpëtimi i tij, duket se Mustafi nuk e ka harruar “traditën e gafave”. Në ndeshjen ndaj Shtutgartit, goli i dytë i kundërshtarit ishte totalisht faji i tij. Pas një të ardhur nga këndorja, Shkodran Mustafi nuk e heq topin por e shoqëron me sy, duke ja bërë më të lehtë Endonit (lojtar i Shtutgartit) të shënojë, pasi e la edhe të pamarkuar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online