“Ëndrra më e madhe është Kombëtarja e Shqipërisë”, lojtari i Bylisit nuk i fsheh dëshirat e tij

Bylisi është rikthyer te fitoret në momentin më të rëndësishëm, atëherë kur kërkohej edhe diferenca në fushën e lojës nga ekipi i Ballshit. Një fitore e marrë ndaj Apolonisë dhe më pas ndaj Skënderbeut, në dy rivalët direkt për të dalë disi nga zona “e akullt”, pasi ftohtësia është ende aty.

Ndërkohë një prej futbollistëve më të rëndësishëm të kësaj skuadre, Edison Ndreca, ka qenë i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “Ora Neës”. Teksa shprehet për dëshirën më të madhe, nuk mund të mungojë edhe fanella e Kombëtares.

“Fitorja ndaj Skënderbeut ishte e merituar, ka qenë hap pozitiv që fituam ndaj dy rivalëve direkt. Kemi një ekip që meriton shumë më shumë, por ky është futbolli. Kam luajtur që i vogël si mbrojtës i majtë dhe mesfushor i majtë, unë luaj atje ku ka më shumë nevojë skuadra. Kontrata me Bylisin? Kam edhe për këto dy muaj dhe pastaj e mbyll. Të gjithë futbollistët luajnë për të shkuar jashtë shtetit, kush nuk e do këtë gjë nëse është e mundur? Ëndra ime më e madhe është që të vesh fanellën e Kombëtares, do të ishte e plotësuar si dëshirë”, ka thënë Ndreca. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *