“U trondita dhe u shokova”, presidenti i Atalantës flet për favorizimin e Realit: E pa e gjithë bota, turp!

Presidenti i Atalantës, Antonio Percasi, nuk e ka gëlltitur ende vendimin e arbitrit për ndëshkimit me karton të kuq të Freuler në përballjen kundër Realit të Madridit. Vetëm pas 15 minutash loje është zgjedhur ndëshkimi ekstrem për lojtarin e ekipit nga Bergamo, duke ndikuar në vazhdimësinë e lojës.

“Ishte një tronditje shoku, jam drithëruar. Shumë absurde, një ndeshje e shkatërruar në atë mënyrë. Mendova: “Epo nuk është e vërtetë, ka bërë një gabim kur nxori kartonin, do e këtë ngatërruar. VAR duhej të kishte ndërhyrë për riparë vendimin. Por asgjë, sikur ai karton i kuq të ishte aq lehtë i dukshëm. Pas vetëm 15 minutash loje, në një ndeshje kaq të rëndësishme dhe me të gjithë botën që ju shikon. Mund të shikoja përreth, të gjithë të hutuar dhe fytyra të zëna ngushtë. Epo ishte e turpshme”, ka thënë Antonio Percasi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *