Rivaliteti lihet në fushën e blertë, Stankoviç dhe Ibrahimoviç përqafohen gjatë intervistës

Me tone të larta dhe nerva të acaruara është mbyllur përballja mes Milanit dhe Zvezdës. Trajneri Stankoviç ka shkuar për të kërkuar llogari te kryesori i takimit pasi nuk lejoi akordimin e fundit të goditjes së këndit, duke mbyllur ndeshjen.

Rezultati ishte në shifrat 1-1 dhe ekipi serb do të ishte kualifikuar nëse do të arrinte që të shënonte pas krosimit të fundit. Por pavarësisht nervave të tendosura, rivaliteti lihet vetëm në fushën e blertë. Trajneri Stankoviç ka përqafuar Zlatan Ibrahimoviç gjatë intervistës së dhënë duke i bërë të ndihen edhe më të turpëruar tifozët serbë që ofenduan suedezin në ndeshjen e parë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *