VIDEO/ Milani kalon me vështirësi Zvezdën, serbët e mbyllin me protesta ndaj arbitrit

Milani arrin të kualifikohet ndaj Crvena Zvezdës me mjaft vështirësi. Kuqezinjve u mjaftoi rezultati 1-1, duke fituar me rregullin e golit në fushën kundërshtare. Njësoj si ndeshjen e parë, Milani gjeti shpejt rrjetën me Kesie në minutën 8 dhe dukej se gjithçka do të shkonte në favorin e tyre. Por vetëm 16 minuta më vonë, serbët barazuan shifrat. Ashtu si dhe herën e parë, Crvena Zvezda e mbylli ndeshjen me 11 lojtarë, teksa Gobeljiç u ndëshkua me dy te verdhë. Pavarësisht se ishin me një lojtar më pak, skuadra serbe e vuri jo pak në rrezik portën e Donarumës.

Në minutën e 93, Crvena fitoi një goditje nga këndi, e cila nuk u ekzukutua për shkak se arbitri nuk e pa të arsyeshme akordimin e saj, duke qenë se minutave shtesë u kishte ardhur fundi. Kjo gjë e ka acaruar shumë trajnerin Dejan Stankoviç, që ka protestuar menjëherë tek arbitri. Skuadra e Piolit nuk po arrin te gjejë fitoren, ku në 4 ndeshjet ka pësuar dy humbje dhe kam marë vetëm dy barazime. Duket se mentaliteti i kampionit nuk po ndihet më tek “Djalli”, te cilët do të udhëtojnë në Romë për ndeshjen e radhës të Serisë A./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *