Rei Manaj ishte në një mbrëmje të mirë me Barcelonën B, ku arriti të shënonte dy herë për skuadrën e tij si dhe të dhuronte një asist. Por jo vetëm Rei e ka pasur një fat të tillë, pasi larg Spanjës, në Turqi, një tjetër Manaj bën të njëjtën gjë.
Arb Manaj ka rrëmbyer skenën në Ligën e Dytë turke, teksa ka arritur të realizojë një dopietë si dhe të fitojë penalltinë në fitoren 3-0 që Balikesirspor mori ndaj Bursasporit. Goli i parë do të vinte në minutën e 35, ndërsa në të 61-tën bën një marrje topi perfekte dhe pas stopimit me gjoks tund rrjetën kundërshtare. Një ndeshje e gjitha për tu duartrokitur kjo për sulmuesin shqiptar, që ishte kryefjala e takimit përgjatë 90 minutave./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Bal?kesirspor 3-0 Bursaspor
? 35' Manaj
? 61' Manaj
? 86' An?l Ta?demir (P) pic.twitter.com/IyQGfhSPh6— Spor Toto 1. Lig (@st1lig) February 21, 2021