VIDEO/ “Zoti, Zoti”! Lukaku provokon Ibrahimoviç pas golit, suedezi i surprizon me gjestin

Derbi mes Milanit dhe Interit ka përfunduar në shifrat 0-3 në favor të zikaltërve. Autori i golit të tretë që do të përmbyllte edhe historinë e takimit ishte Romelu Lukaku. Menjëherë pas realizimit do të drejtohej nga Zlatan Ibrahimoviç për të mos e menduar dy herë thumbimin: “Zoti, Zoti”. Me gishtin e drejtuar drejt vetes, kjo ishte përgjigja më e mirë sa i përket fjalëve të Ibrahimoviç që ishte protagonist në fitoren e derbit të parë për kampionat: “Milano nuk e ka pasur kurrë një mbret, por ka Zotin”.

Ajo që ka befasuar edhe më tepër tifozët ishte gjesti për t’u vlerësuar nga Ibrahimoviç. Ky i fundit e ka duartrokitur Romelu Lukakun për golin e realizuar, pavarësisht grindjes së madhe që kishin në përballjen e fundit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *