Ernest Muçi ka luajtur ndeshjen e fundit me Tiranën në humbjen 0-1 kundër Teutës. Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga Polonia, talenti shqiptar është nisur në drejtim të shtetit të ri.
Atje do të zhvillohen testet mjekësore që Muçi të ketë të drejtën për të luajtur me kampionët e Legia Varshavës. Merkato në Poloni mbyllet më 24 shkurt dhe sulmuesi do të ketë mundësinë për të përfaqësuar menjëherë polakët me objektivin për t’u rikonfirmuar si kampion. /Sport Ekspres/