Një incident ka ndodhur pas përfundimit të takimit mes Tiranës dhe Teutës që u mbyll në shifrat 0-1. Teksa në futbollin e luajtur kishte shumë “fair-play” dhe aksione të bukura mes ekipeve, përplasja ndodhi në fundin e ndeshjes.
Sipas raportimit të Sokol Xhihanit për “Supersport”, familjarët e portierit të Teutës, Stivi Frashërit, janë përplasur me disa njerëz që ndodheshin në krahun e bardhebluve. Megjithëse këta të fundit nuk janë zbuluar ende saktësisht, arsyeja lidhet më tepër me sharjet e zakonshme që dëgjojmë në stadiume mbi lojtarë të caktuar.
Kjo mund të ketë nxitur edhe më tepër reagimin e familjarëve të Frashërit që i janë kundërpërgjigjur duke bërë që situata të degradojë më tepër. /Sport Ekspres/