“90min.com” ka bërë një artikull për të treguar pesë lojtarët e njohur në Europë që kanë lindur në një shtet, por kanë zgjedhur që të përfaqësojnë një tjetër Kombëtare. Lista nis me yllin e Dortmund, Erling Haland, i cili ka lindur në Angli, por nuk kishte asnjë dyshim të vetëm dhe kërkoi që të përfaqësonte Norvegjinë.
Për të vazhduar me lojtarin e Barcelonës, Ivan Rakitic. Mesfushori i njohur ka lindur në Zvicër, por është një tjetër futbollist që zgjodhi të përfaqësonte ngjyrat e Kroacisë. Lukas Podolski dhe Miroslav Klose janë dy futbollistë të tjerë që vendlindjen e tyre e kanë në Poloni, ndërsa veshën fanellën e “pancerave gjermanë”. Listën e plotëson Taulant Xhaka, lojtari i cili lindi në Zvicër, por ndryshe nga vëllai i tij, Graniti, është pjesë e Kombëtares së Shqipërisë. /Sport Ekspres/