VIDEO/ Derbi i Madoninës vjen si rrallë herë në vitet e fundit, tifozët kuqezi surprizojnë ekipin në stërvitje

Pasditen e nesërme do të luhet një nga sfidat më të bukura që mund të dhurojë futbolli italian. Derbi i Madoninës vë sërish përballë njëri-tjeterit  Milani dhe Interin. Por ky duel tashmë i gjen skuadrat si rrallë herë në vitet e fundit, në luftë të ngushtë për kreun e renditjes. Diçka e tillë e shton edhe më tepër peshën që ky derbi do të mbartë në fushën e lojës, duke premtuar spektakël në fushë.

Këtë gjë e dinë mirë edhe tifozët, të cilët në pamundësi për të qenë në shkallët e stadiumit për shkak të rregullave prej pandemisë, kanë vendosur të suprizojnë ekipin e zemrës. Një numër i madh i tifozëve të Milanit janë paraqitur në ambientet ku skuadra po zhvillonte seancën stërvitore dhe kanë nisur koret e tyre për t’i kujtuar lojtarëve rëndësinë që ka ky derbi dhe atmosferën që përcjell ai te tifozët “Curva Sud” gjithashtu ka shpalosur një baner ku shkruhet: “90 minuta në sulm. Derbi fitohet”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online