Në këtë dekadë të fundit kemi pasur një tronditje të madhe për renditjen e futbollit europian. Ajo që kemi hasur është dominimi i shumë prej tyre nga një ose dy skuadra të vetme, për të prishur në një farë mënyre garën.
Mjafton të kujtojmë raste konkrete si në Itali ku fiton gjithmonë Juventusi, në Spanjë që titulli ndahet gjithmonë mes Barcelonës dhe Realit, për të vazhduar me sundimin e Celtic në Skoci, me PSG-në në Francë, me Salzburgun në Austri, me Dinamon e Zagrebit në Kroaci, me Legian e Varshavës në Poloni, me ndarjen mes Baselit dhe Young Boysit në Zvicër, me Bate Borisovin në Bjellorusi, Ludogorestin që fiton gjithmonë në Bullgari dhe rastin e Hungarisë ku Ferencvaros dhe Fehervar nuk kanë kundërshtar.
Këto janë vetëm pak nga shembujt që tregojnë se në këtë dekadë të fundit, kampionatet e kanë të njohur emrin e fituesit ende pa u nisur sezoni. Ajo që veçohet është fakti se ekipet me histori nuk po arrijnë që të konkurrojnë denjësisht për të fituar sërish titullin kampion.
Për këtë arsye në mediat europiane është bërë një listë e ekipeve të mëdha në Europë që janë futur në “gjumin letargjik” pasi nuk kanë fituar asnjë titull në dekadën e fundit. Mes emrave si Milani, Interi, Arsenali, Lioni dhe Rangers, ndodhet edhe emri i Dinamos në Shqipëri. Një renditje kjo që ndikohet nga shumë faktor për shkakun e menaxhimit të dobët të këtyre klubeve dhe ngritjet që kanë pasur skuadrat e tjera me financa më të shëndosha.
Klubet e mëdha në Europë që nuk e kanë fituar ende një titull në dekadën e fundit
Arsenal (Angli) – titulli i fundit i fituar në 2003-2004 sezoni / në total, 13 kampionate
Glasgoë Rangers (Skoci) – titulli i fundit i fituar, në 2010-2011 sezoni / në total, 54 kampionate
Sporting Lisbon (Portugali) – titulli i fundit i fituar, në 2001-2002 sezoni / në total, 18 kampionate
Inter Milan (Itali) – titulli i fundit i fituar, në 2009-2010 sezoni / në total, 18 kampionate
AC Milan (Itali) – titulli i fundit i fituar, në 2010-2011 sezoni / në total, 18 kampionate
Olympique Marseille (Francë) – titulli i fundit në 2009-2010 sezoni / në total 9 kampionate
Olympique Lyon (Francë) – titulli i fundit në 2007-2008 sezoni / në total, 7 kampionate
Valencia (Spanjë) – titulli i fundit i fituar në 2003-2004 sezoni / në total, 6 kampionate
Standard Liege (Belgjikë) – titulli i fundit i fituar, në 2008-2009 sezoni / në total, 10 kampionate
Rapid Vienna (Austri) – titulli i fundit i fituar, në 2007-2008 sezoni / në total, 32 kampionate
Panathinaikos Athens (Greqi) – titulli i fundit i fituar në 2009-2010 sezoni / në total 20 kampionate
Dinamo Bukuresht (Rumani) – titulli i fundit i fituar, në 2006-2007 sezoni / në total, 18 kampionate
Brondby (Danimarkë) – titulli i fundit i fituar, në 2004-2005 sezoni / në total, 10 kampionate
Grashopper Zurich (Zvicër) – titulli i fundit i fituar në 2002-2003 sezoni / në total, 27 kampionate
FC Zurich (Zvicër) – titulli i fundit i fituar në 2008-2009 sezoni / në total, 12 kampionate
TSKA Sofia (Bullgari) – titulli i fundit i fituar, në 2007-2008 sezoni / në total, 31 kampionate
Levski Sofia (Bullgari) – titulli i fundit i fituar, në 2008-2009 sezoni / në total, 26 kampionate
MTK Budapest (Hungari) – titulli i fundit i fituar, në 2007-2008 sezoni / në total, 23 kampionate
Dinamo Minsk (Bjellorusi) – titulli i fundit i fituar, në 2004 sezoni / në total, 7 kampionate
Ëisla Krakoë (Poloni) – titulli i fundit në 2010-2011 sezoni / në total 14 kampionate
Hajduk Split (Kroaci) – titulli i fundit, në 2004-2005 sezoni / në total, 6 kampionate
Dinamo Tirana (Shqipëri) – titulli i fundit i fituar, në 2009-2010 sezoni / në total, 18 kampionate