VIDEO/ 5 gola në debutim dhe 6 gola në ndeshjen e dytë, portieri shqiptar është katastrofë në Holandë

Arijanet Muriç u afrua në radhët e Willem-it II me arsyen e vetme për të siguruar portën për pjesën e mbetur të sezonit, por pas dy ndeshjeve të para të tij si titullar ndoshta te klubi kanë nisur të shqetësohen së tepërmi. Shifra të frikshme janë ato që vijnë nga Holanda për portierin shqiptar, i cili si për të mos mjaftuar ai debutim me 5 gola të pësuar ndaj Feyenoord-it, humbja e sotme në shifrat 0-6 ia shton edhe më shumë makthet.

Willem II është mposhtur me goleadë nga Utrecht-i, duke bërë që aventura e re në Eredivise për Muriç të jetë një katastrofë në këto dy ndeshje të parë. Kundërshtarët kanë bombarduar portën e mbrojtur nga gardiani dardan, që në 8 goditje që i erdhën drejt kuadratit, në 6 prej tyre pa topin të kalonte vijën fatale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *